Aspirina është një nga qetësuesit e dhimbjeve më të njohur që përdorim në ditët e sotme. Shumica e përdorin për të kuruar dhimbje koke, dhimbje dhëmbësh etj, por disa njerëz nuk e dinë se aspirina ka përdorime të tjera dhe përfitime për shtëpinë madje edhe për shëndetin. Këtu janë disa përdorime të mahnitshme dhe të habitshme të aspirinës në jetën e përditshme.

1.Heq njollat e deodorantit nga rrobat

Deodoranti i shumtë i kombinuar me djersën krijon njolla të bardha në rroba.Tani, mund t’i eliminoni ato!

Shtypni 4 pilula Aspirin.

Shkrini ato në një tas të mbushur me ujë të ngrohtë.

Vendosni rrobat në këtë tas dhe lërini për rreth 1 orë. Pastaj, hiqni rrobat dhe i lani si zakonisht.

2. Zgjat jetëgjatësinë e luleve

Tani mund të ruani lulet të freskëta për një periudhë më të gjatë kohore. Shtypni një aspirin dhe vendoseni në vazo. Ky proces duhet të përsëritet çdo 2 ditë.

3. Maskë për fytyrën

Nëse doni që fytyra të jetë e qetë dhe e pastër, aspirina do tju ndihmojë. Merrni 2 tableta aspirin. Shtypini me pak lëng limoni dhe pak sode buke derisa të krijohet një paste homogjene.

Vendoseni këtë në fytyrë dhe bëni masazh me lëvizje rrethore. Lereni të veprojë për 20 minuta. Përsëriteni procesin një herë në çdo 2 javë.

5. Scrub për buzët

Kombinoni pak mjaltë, sheqer kafë dhe një pilulë aspirine. Vendoseni në buzët masazhoni me lëvizje rrethore. Lereni të qëndrojë për 15 minuta dhe pastaj lajeni me shumë ujë. Ky proces duhet të përsëritet çdo 2 javë.

6. Relaksues për këmbët

Me siguri doni të clodhni këmbët pas një dite të vështirë në punë. Ato janë shumë të ndjeshme dhe bëhen të thata dhe plasariten. Shtypni 4 tableta Aspirin me pak lëng limoni dhe vendosni përzierjen në këmbë me lëvizje rrethore. Masazhoni për 10 minuta. Hiqeni me një leckë të thatë. Përdorni më pas një krem zbutës. Ky proces duhet të përsëritet 3 herë në javë për 1 muaj.

7. Tonifikon fytyrën

Shtypni 2 pilula Aspirin,i përzjeni me pak uthull molle dhe përgatitini një paste. Mbajeni në fytyrë për 10 minuta dhe përsëriteni dy herë në javë. Fytyra juaj do të jetë e freskët dhe e tonifikuar!

8. Kundër zbokthit

Mund të eliminoni zbokthin me ndihmën e aspirinës! Shtypni 2 tableta dhe hidhini në shampon e zakonshme që përdorni. Lani flokët si zakonisht. Lëreni përzierjen të qëndrojë për 5 minuta. Hiqeni duke përdorur shumë ujë. Përsëriteni këtë proces 3 herë në javë për një periudhë prej 4 javësh.

9. Kundër rrudhave

Rrudhat mund të eliminohen ndjeshëm me ndihmën e një paste të bërë me aspirin. Shtypni 4 pilula dhe i përzieni ato me ujë të ngrohtë. Do të krijohet një masë ngjitëse. Vendoseni në fytyrë duke masazhuar. Ky proces duhet të përsëritet 2 herë në javë.