Meteorologia e njohur Anira Gjoni është shprehur se të shtunën do të rikthehen reshjet e dendura të shiut dhe dëborës, ku nuk përjashtohen problematika në rrugë.

“Për të enjten e të premten presim ndërprerje të reshjeve. Ndërsa të shtunën presim që të kemi dhe rikthimin e reshjeve gjatë paradites dhe do të na shoqërojnë gjatë fundjavës. Deri të premten nuk presim problematika sa i përket kushteve të motit, ndërsa në fundjavë do të ketë reshje të shtuara, ndërsa mund të ketë problematika sa i përket reshjeve të shiut.

Temperaturat në bregdet presim që të jenë 8 deri në 13 gradë celsius; Në zonat e ulëta presim që minimalet të jenë 6 dhe maksimalet deri në 14 gradë; Ndërsa në zonat malore presim që të ulëtat të jenë në 0 gradë dhe të shkojnë në maksimale deri në 6 gradë”, u shpreh Gjoni.