Të gjithë e kemi dëgjuar se: mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.

Por sipas neurologëve kryesorë, ajo që hani për mëngjes mund të bëjë ose të prishë mënyrën se si ndiheni, mendoni dhe performoni gjatë gjithë ditës.

Ndërsa disa ushqime i japin trurit tuaj një nxitje të fuqishme, të tjerat në fakt mund t’ju dëmtojnë energjinë, t’ju prishin humorin dhe madje të shuajnë fokusin tuaj – të gjitha para se të keni pasur mundësinë të përfundoni kafenë e parë.

Sipas psikiatrit Daniel G. Amen , ushqimet që përmbajnë nivele të larta të sheqerit ose ushqimet që kthehen shpejt në sheqer janë më të këqijat që mund të keni në mëngjes.

Ushqimet përfshijnë donuts, emblesirat, drithëra sheqeri, pasta dhe brumrat

Këto ushqime rrisin sheqerin në gjak, dhe do te keni nje dite ku do te ndiheni te lodhur dhe jo te mprehte menderisht. Pijet e ëmbla, mish i përpunuar dhe produkte të pjekura të përpunuara, është lidhur me një rrezik më të madh të depresionit.

Mengjesi me i mire do te ishte me vezë te ziera dhe pak avokado. Ndaj mengjesi duhet te niset me ushqime qe kane proteina qe te keni nje dite plote energji dhe te ndiheni te ngopur.