Jane disa ilace qe nuk duhet ti pini kur keni ngren disa lloj ushqimesh. Kur te merrni ilace ne farmaci lexoni gjithmon konsultohuni me farmacisten.

Në disa raste, konsumimi i një ushqimi specifik mund ta bëjë një ilaç të caktuar më pak efektiv ose potencialisht të rrisë nivelet e ilaçit në gjak. Në raste të tjera, kombinimi mund të shkaktojë efekte anësore të këqija, apo edhe të rrezikshme . Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që gjithmonë të pyesni mjekun ose farmacistin tuaj nëse ka ndonjë ushqim që mund të ndërveprojë me ilaçet që po merrni.

Kafe dhe antipsikotikë

Ilaçet antipsikotike mund të ndihmojnë në trajtimin e njerëzve me skizofreni, çrregullim bipolar dhe çrregullim të madh depresiv.

Por, marrja e pilulave me kafeinë – në formën e çajit ose kafesë – mund ta bëjë trupin tuaj të thithë më pak nga këto ilaçe sesa nëse i merrni me ujë, sipas Health.

Ndërkohë, Study Finds raporton se kafeina mund të rrisë efektet anësore të disa ilaçeve antipsikotike dhe për ADHD, duke çuar në rritjen e rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut.

Pije alkoolike dhe barna kundër dhimbjes

Ka disa ilaçe me të cilët nuk pimë kurrë alkool, si antibiotikët. Por, disa barna kundër dhimbjeve, ilaçet kundër depresionit dhe medikamentet për diabetin, mund të shkaktojnë gjithashtu një sërë komplikimesh kur ndërveprojnë me pijet alkoolike.

Këto ndërveprime mund të çojnë në marramendje, përgjumje, dëmtim të mëlçisë dhe komplikime të tjera serioze – bën të ditur Study Finds.

Alcohol Change UK paralajmëroi se nuk duhet ta përzieni kurrë alkoolin me: antibiotikët metronidazol dhe tinidazol, ose antidepresantët frenues të monoamine oksidazës (MAOI).

Njëherësh, alkooli duhet të shmanget nëse jeni duke marrë barna kundër dhimbjes, të tilla si tramadol, gabapentin dhe kodeinë, si dhe ilaçe tjera të ngjashme me morfinën.

Zarzavate me gjethe dhe hollues gjaku

Nëse merrni hollues gjaku është mirë t’i kushtoni vëmendje sa zarzavate me gjethe jeni duke ngrënë – transmeton Sun Health.

Të mbrojtura për përfitimet e tyre shëndetësore, ushqimet si spinaqi, lakra jeshile dhe brokoli, janë gjithashtu të pasura me vitaminë K, e cila luan një rol në mpiksjen e gjakut.

Zarzavatet me gjethe mund t’i ndryshojnë efektet e ilaçeve për hollimin e gjakut, si varfarina, duke rritur koagulimin e gjakut.

Ekspertët këshillojnë që nuk duhet ta shmangni plotësisht konsumimin e këtyre ushqimeve nëse jeni duke marrë varfarin – thjesht mos e teproni.

Produktet e qumështit dhe antibiotikët

Produktet e qumështit, si qumështi, djathi dhe kosi, mund të ndërhyjnë në përthithjen e antibiotikëve tetraciklina dhe kinolone – raporton Study Finds.

Kalciumi lidhet me antibiotikun në traktin tretës, duke zvogëluar përthithjen dhe efektivitetin e tij. Për ta shmangur këtë, është më mirë t’i merrni antibiotikët disa orë para ose pasi të keni konsumuar produkte të qumështit.

Ndërkohë, duhet të jeni të kujdesshëm kur hani djathëra të vjetëruar dhe mish, derisa jeni duke marrë frenues të monoamine-oksidazës për depresion. Ushqimi i vjetëruar dhe i tymosur përmban një aminoacid të quajtur tyramine.