Në një intervistë të re për People, Stone u shpreh se: “Për një kohë të gjatë doja të pretendoja se isha mirë. Më duhen tetë orë gjumë të pandërprera që të më funksionojnë mjekimet e trurit, që të mos kem kriza. Pra, unë jam një person me aftësi të kufizuara dhe ndoshta kjo është arsyeja pse nuk më punësojnë më shpesh. Unë jam marrë me këto gjëra për 22 vitet e fundit dhe tani, mund të flas hapur për to.”

Pas incidentit mjekët i dhanë një shans 1% për të mbijetuar. Kjo gjë e shkatërroi yllin e Hollywood-it e cila tregoi ndër të tjera se martesa e saj u prish dhe Hollywood-i i ktheu shpinën.

“Humba të gjitha paratë e mia, kujdestarinë e fëmijës tim, karrierën time, humba të gjitha ato gjëra që ndjeva se ishin identiteti im i vërtetë dhe jeta ime. Nuk e kam marrë kurrë pjesën më të madhe të asaj që kam humbur por kam arritur në një pikë ku jam mirë me të”, tha Stone.