Mevlani qenka i lidhur me ish-konkurrenten e Përputhen?! Ja përgjigja e asaj!

Mevlan Shaba mori zemrën e shumicës së ndjekësve të emisionit Përputhen për tipin e tij të thjeshtë dhe shumë pozitiv.

Ai u bë personazhi më i përfolur për shkak të lidhjeve me Ledjanën dhe flirtin me Antonelën, por asnjëra lidhje nuk funksionoi.

Megjithatë nuk mungojnë çdo ditë lajmet rreth tij dhe lidhjeve të mundshme.

Ish-konkurrentja e Për’puthen, Aristela Leka, ka bërë së fundmi një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në rrjete sociale, të cilët i kanë bërë pyetje të shumta në lidhje me ish-konkurrentët e reality show-t.

Të shumtë kanë qenë ata që e kanë pyetur nëse është në një lidhje me Mevlan Shabën, pasi para pak javësh po qarkullonin fjalë se ata të dy janë bashkë. Por e vërteta nuk është aspak ashtu.

“A je në lidhje me Mevlanin?”, i ka shkruar dikush, ku Aristela përgjigjet: “Ehaaa prap me këtë muhabet ju? Jooooo”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *