Nga 1 janari i vitit 2025 të gjithë pensionistët në Tiranë do të udhëtojnë me autobus FALAS.

Vendimi u mor nga Këshilli Bashkiak i Tiranës vetëm me votat e këshilltarëve të Partisë Socialiste, pasi gupi i PD-së braktisi mbledhjen pa arsye, duke mos e votuar vendimin që ndihmon pensionistët.

Ky vendim adreson nevojat e pensionistëve për transport publik falas dhe është një premtim i mbajtur nga kryebashkiaku Erion Veliaj për të ndihmuar të moshuarit.

Në Tiranë, edhe studentët udhëtojnë me abone falas prej më shumë se një viti. Abonetë falas për studentët dhe pensionistët do të shpërndahen përmes platformave elektronike, siç janë Karta e Studentit dhe Karta e Pensionistit.