Igli, Gerti dhe Gjesti janë tre banorët më të rinj të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Edhe pse të dy u bënë pjesë e reality show-t mbrëmë, Gerti dhe Gjesti duket se kanë nisur përplasjet e para mes tyre.
Gerti është zgjuar duke i thënë Gjestit që të hajë banane, nga ana tjetër ai i kthehet duke i thënë që t’i hajë vetë meqenëse është i madh dhe ai i vogël.
Teksa të dy ndodheshin jashtë, Gerti fillimisht i tha “Gigi” ashtu siç ia vendosi mbrëmë Amber. Më pas i tha “hajde banane të vëllai”.
Gjesti duket se nuk e priti mirë dhe iu drejtua: “Ça keni me mua, shko merre bananen me vete dhe shko në banjë edhe…”.
Pjesë nga biseda:
Gerti: Gigi
Laerti: Kush është Gigi?
Gerti: Ky (Gjesti). Gigi, yyy Gigi, Gigi. Hajde banane të vëllai
Gjesti: Po rri o burrë. Merre atë shokun tënd që po më thotë hajde në banjë. Ça keni me mua, shko merre bananen me vete dhe shko në banjë edhe…
Gerti: Do një banane, të jap unë një banane, a të keqen