Lajme -

Më të dashuruar se kurrë! Mevlani dhe Ledjana na ëmbëlsuan ditën me dedikimet për njëri-tjerin

Mevlani dhe Ledjana po shihen dita-ditës dhe më të afërt me njëri-tjetrin pasi bënë deklaratën se janë në programin “Për’puthen” vetëm për njëri-tjetrin.

Së fundmi, Ledjana ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory video ku shfaqet duke udhëtuar në makinë së bashku me Mevlanin teksa duken mjaft të lumtur.

Ata vihen re duke i kënduar njëri-tjetrin, dhe konkurrentja këto imazhe i shoqëroi me një ‘emoji’ zemër, si dedikim për Mevlanin.

Kujtojmë se deklarata e tyre për njëri-tjetrin ka ardhur pas 8 muajsh që ata kanë qenë pjesë e programit. Gjatë kohës që ishin duke shijuar një gotë verë në shoqërinë e njëri-tjetrit, Mevlani i tha Ledjanës se është brenda në emision vetëm për të.

“Siç të kam lënë gjithmonë të lirë, kështu do të lë. Siç ta kam dhënë unë ty, kërkoj sinqeritetin tënd , asgjë më tepër nga ty. Unë di të them që aty brenda jam vetëm për ty. Unë nuk shoh asnjë person tjetër aty”, u shpreh Mevlani, teksa e pyeti Ledjanën nëse edhe ajo do të bënte të njëjtën gjë.

Ledjana u rezervua në takim dhe përgjigjen e shumëpritur ja dha para të gjithëve.

“Unë i them që jam vetëm për të në program, dhe nuk më intereson asnjë djalë tjetër”, tha ajo para se të ngrihej nga karrigia dhe t’i dhuronte Mevlanit një puthje në faqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *