Mbrëmë startoi Big Brother VIP, sot Arbana ka një dedikim të ëmbël për Eduartin

Pas kaq shumë vitesh, “Big Brother” është rikthyer kësaj radhe me personazhe VIP, të cilët do të garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Tanimë kurioziteti është shùar në lídhje me personazhet, shtëpinë, opíníonistët si dhe çdo detaji tjetër që ka të bëjë me këtë “reality show”.

Ashtu si u bë e ditur më herët edhe ky edicion erdhi nën drejtimin e moderatores së dashur për publikun, Arbana Osmanit, e cila si gjithmonë shkëlqeu si në look ashtu dhe në prezantim.

Mbështetja e saj më e madhe në jetën private ashtu si edhe në atë profesionale është padýshim Eduart Grishaj, të cilit i ka dedikuar pas spektaklit fjalë mjàft të ëmbla.

Ajo ka postuar në Instagramin e saj një foto të Eduartit, dhe krahas fotos ka shkruar:

“Nuk ka si ti dhe të dua kaq shumë”.

Herë pas here “Iconstyle.al” ju ka zbuluar emra të konkurrentëve të cilët mbrëmë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend.

14 personazhe të njohur nga sfera të ndryshme të showbiz-it hynë në “BBV” për të qëndruar për 100 ditë me radhë.

Nëse akoma nuk jeni në dijeni, po ju prezantojmë me personazhet VIP, tanimë konkurrentë për çmimin e madh të “vëllait të madh”.

Ilir Shaqiri, Sheila Haxhiraj, Donald Veshaj, Paloma, Elhaid Cufi, Beniada Jakic, Sabiani, Semi Jaupaj, Granit Cana, Kledi Hysa, Arjola Demiri, Fifi, Ardit Cuni, Monika Lubonja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *