Lajme -

Makina përplas gruan në Vlorë, transportohet në spital në gjendje kritike për jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Skelës në qytetin e Vlorës, ku një automjet ka përplasur një grua e cila po kalonte rrugën me biçikletë.

E plagosura është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës në gjendje kritike për jetën. Burime për FaxNews bëjnë me dija se gruaja është futur në sallën e operimit, ku po i ushtrohet një ndërhrjeje të rëndë kirurgjikale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.

Burimi:Fax Web

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *