Lukaku habit me sinqeritetin e tij: Nuk jemi një skuadër e madhe

Pas përfundimit të ndeshjes mes Inter dhe Torino, e fituar nga zikaltrit 4-2 kur deri në minutën e 62 ishtin në disavantazh 0-2, për mikrofonët e DAZN ka folur Romelu Lukaku, protagonist me një dopietë në ndeshjen e sotme.

“Të jem i sinqertë nuk jemi një skuadër e madhe. Nuk është mirë të vështirësi si këto sot. Kemi luajtur keq për 60 minuta.”

“Kemi hasur shumë vështirësi dhe kemi luajt 60 minuta pa dëshirë dhe pa grintë. Sot nuk kemi bërë një ndeshje të madhe. Por jemi zgjuar dhe kemi fituar,dhe kjo është më e rëndësishmja”, tha sulmuesi belg.

Pas fitores së sotme Inter ngjitet në vendin e pestë në klasifikim me 15 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *