Fituesi i Big Brother Vip Albania 2, këngëtari i njohur dhe i dashur për shqiptarët Luiz Ejlli ka folur sot lidhur me atë që e quajti shfrytëzim të imazhit të tij.

Ai ka deklaruar se është shfrytëzuar shumë, ndërsa deklaron se ua ka bërë hallall.

“Unë nuk e di a kanë përfituar 7 milionë, 17 apo 7 cent, por jam shfrytëzuar shumë. Ju jap një shembull shumë të thjeshtë, me qindra raste kanë qenë ata që kanë nxjerrë foto tuajat në poster thjesht për të mbledhur njerëz dhe ju nuk keni qenë hiç në dijeni, kurse për mua është abuzuar me gjëra të tjera, por unë ua kam bërë hallall. Jo se është festë, por ua kam bërë hallall.”, u shpreh Luizi gjatë festës së organizuar me këngëtarë të tjerë për urimin e fundvitit.

Një pyetje e zgjedhur nga Ermal Fejzullahu ishte për Luiz Ejllin. Nga një përllogaritje ka rezultuar se rreth 7 milionë euro janë përfituar duke përdorur emrin dhe imazhin e tij, por a ndihet ai i shfrytëzuar?

“Ia pafshin hajrin unë kam një shprehje që thotë o Zot ma bëfsh siç kam zemrën, edhe atyre ua bëftë siç kanë zemrën”, tha Luizi.

Kujtojmë këtu që Luiz Ejlli u dënua nga gjykata e Fierit me 1 vit burg më tetor të vitit 2024 për falsifikim dokumentesh.