Tirane- Prej orës 18:30 vijon protesta kombëtare e opozitës, të cilën kryetari i PD-së e quajti fillimi i mosbindjes civile deri në krijimin e qeverisë teknike dhe shkuarja drejt zgjedhjeve me qeveri teknike dhe pa Edi Ramën kryeministër.
Në fillim protestuesit u ndalën tek kryeministria, ku hodhën disa molotovë dhe tymuese dhe në një moment u përplasën me policinë. Më pas turma e protestuesve e drejtuar nga deputetët demokratë marshuan drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit’ për të vijuar dret godinave të ministrisë, ku ndodhet dhe selia e PS-së.
Protestuesit kanë hedhur dhjetra molotovë drejt selisë së PS-së, duke rrezikuar dhe jetën e policëve. Kjo e fundit ndërhyri duke hedhur gaz lotsjellës. Më pas protestuesit iu drejtuan godinës së ministrisë së Brendshme ku hodhën molotovë, duke rrezikuar edhe këtu jetën e policëve.