Sport -

Liga i jep fund bojkotit, vendoset data për startin e Kategorisë Superiore

Liga Profesioniste e Futbollit ka vendosur në mbledhjen e sotme t’i japë fund bojkotit të kampionatit dhe të nisë aktivitetin. Sezoni i ri duhej të kishte nisur që në datë 12 shtator, mirëpo katër kërkesat e Ligës ndaj qeverisë, bënë që te mbërrihej deri në këtë pikë.

Vendimi për të ndërprerë bojkotin vjen pas letrës së dërguar nga Fide Ylli ditën e djeshme, ku theksohej se kërkesat Ligës janë në fokusin e kryeministrit dhe se kanë mirëkuptimin e tij. Ndaj, të mërkurën e datës 4 nëntor, Superiorja do të zbresë në fushë, ndërsa këtë të dielë do të luhen ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.

Kujtojmë se më herët u vendos që në këtë javë të luhet edhe Kategoria e Parë dhe e Dytë, e në këtë formë, futbolli merr sërish jetë ns Shqipëri. /VipSport.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *