Mollë, karotë dhe lëng panxhari: Të shtrydhura në sasi të barabartë, quhet ndryshe edhe “lëngu u jetës”.

Këta janë përbërësit e pijes së mrekullive, e cila ka fituar famë për shkak të ndikimit pozitiv në shëndetin e njeriut.

Pija e famshme në Perëndim në fakt është shpikur shumë vite më parë nga kinezët për trajtimin e kancerit të mushkërive.

Përgatitja e saj është shumë e lehtë.

Gjithçka nevojitet është një shtrydhëse frutash, mollë, karota dhe panxhar.

Ato lahen me kujdes dhe hidhen në shtrydhëse pa u qëruar, ndërsa lëngu i përftuar duhet konsumuar menjëherë, pasi nëse ruhet në frigorifer, humbet vlerat.

Specialistët thonë se raporti i tre përbërësve është mirë të jetë i njëjtë dhe pijes nuk i duhet shtuar sheqer.

VLERAT

Pija e përbërë nga dy perime dhe një frut është e pasur me shumë antioksidantë.

Mollët (jeshile) përmbajnë vitaminat A, B1, B2, B6, C, E dhe K, si dhe elementë si zink, bakër, magnez, potasium, fosfor, hekur, kalcium dhe mangan.

Molla është gjithashtu e pasur edhe me fibra.

Karota përmban vitaminat A, B1, B2, B3, B6, C, E dhe K.

Gjithashtu, në përmbërje të saj gjenden edhe potasium, kalcium, fosfor, magnez dhe selen.

Një nga përbërësit më të rëndësishëm është betakaroteni.

Panxhari është i pasur me vitaminat A, C, B-kompleks, dhe elementë si potasiumi, hekuri dhe magnezi.

Kombinimi i të tre përbërësve të pijes-mrekulli jep vlerat ushqyese që i nevojiten një personi gjatë ditës, duke pasur gjithashtu edhe ndikim pozitiv në shëndet në terma afatgjatë.

JA DISA PREJ PËRFITIMEVE

1. Pija përdoret në masë nga pacientët e sëmurë me kancer.

Mjekët popullorë kinezë e rekomanduan fillimisht këtë pije për ata që vuanin nga kanceri në mushkëri.

Pacientët që e konsumuan atë për tre muaj me radhë, çdo ditë, patën një përmirësim të dukshëm, duke jetuar më gjatë.

Përzierja është efektive edhe në llojet e tjera të kancerit dhe sidomos në parandalimin e tyre, pasi frenon rritjen e qelizave kancerogjene.

2. Pija është shumë efektive në ruajtjen e shëndetit të organeve si veshkat, mëlçia dhe pankreasi.

Gjithashtu, ajo forcon edhe organe si zemra dhe mushkëritë.

3. Karota dhe panxhari kanë në përbërje alfa dhe beta karotenin dhe luteinën, të cilat ruajnë të shëndetshme zemrën, ndërsa molla ndihmon në mbajtjen në nivele normale të kolesterolit të dmëshëm.

Uji Dea
4. Lëkura është një tjetër organ që përfiton nga kjo pije.

Më pak puçrra dhe rrudha janë efektet e një gote lëngu në ditë.

5. Pija ndihmon sistemin tretës.

Ruan të shëndetshëm stomakun dhe parandalon ulçerat.

Rregullon lëvizjen e zorrëve dhe ndikon pozitivisht në rastet e kapsllëkut.

6. Është një prej mënyrave më të mira për të rritur efektivitetin e trurit.

Pija ndihmon në ruajtjen e kujtesës dhe nxit funksionet e trurit.

7. Qetëson sytë e lodhur nga kompjuteri pas një dite të gjatë pune.

Pija ndihmon në eliminimin e tharjes, skuqjes dhe lodhjes së syve, duke përmirësuar shikimin.

8. Rrit aktivitetin e sistemit imunitar, duke parandaluar infeksionet dhe alergjitë.

Përdoret edhe për kurimin e infeksionit të grykëve.

9. Largon helmet nga mëlçia dhe pastron gjakun.

Gjithashtu, kjo pije rrit edhe prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut.

10. Ndikon pozitivisht te dhimbjet menstruale.

Këshillohet për femrat që kanë dhimbje të forta gjatë ditëve të ciklit, pasi lehtëson dukshëm krizat.

11. Ndihmon ata që mbajnë dietë.

Pija rekomandohet për ata që mbajnë dietë, pasi jep maksimumin e energjisë dhe një numër minimal kalorish.

SI PËRDORET

Për rezultate ideale, pija duhet konsumuar në mëngjes me stomak bosh.

Një orë pas konsumimit të saj duhet konsumuar mëngjesi si zakonisht.

Koha kur fillojnë të shfaqen rezultatet e para varion nga personi në person.

Molla, karota dhe panxhari duhen në sasi të barabartë, pra nga 1 secila.

Mos e lini gjatë, shtrydhini dhe pijini sa më shpejt për efekt maksimal.