Myku mund të krijohet lehtësisht në banjë për shkak të lagështisë së vazhdueshme.

Qoshet e murit në përgjithësi janë të prirura ndaj formimit të mykut, por një zonë që është veçanërisht e vështirë për t’u pastruar dhe mund të jetë një terren mbarështues për mykun është tavani i banjës.

Nëse myku lihet të rritet, mund të përhapet dhe të shkaktojë probleme shëndetësore si sëmundje të frymëmarrjes, acarim të lëkurës dhe syve dhe reaksione alergjike.

Megjithatë ju mund ta largoni mykun në banjë me një produkt shtëpiak, bëhet fjalë për uthullën e bardhë.

Për ta përgatitur pastruesin, derdhni uthull të bardhë të paholluar direkt në një shishe për spërkatje.

Acidi acetik në uthull e thyen mykun dhe e ndalon formimin e tij.

Krejt çfarë duhet të bëni është që të spërkatni me uthull mykun e formuar dhe mbajeni aty për 30 minuta, në mënyrë që uthulla të absorbohet.

Pasi të jetë lënë të qëndrojë për 30 minuta, fshijeni zonën me një leckë të lagur ose sfungjer. Nëse ka ende myk në tavan, fërkojeni butësisht me një furçë derisa myku të fillojë të hiqet.