Një hetim ka vazhduar pasi një tren pasagjerësh u përfshi nga një zjarr i madh ndërsa u ndal në një stacion në periferi të Berlinit. Sipas mediave të huaja, zjarrfikësit u thirrën në stacionin Ahrensfelde në kufirin midis Berlinit dhe Brandenburgut pasi alarmi u ngrit rreth orës 21:50, sipas kohës lokale.

Treni me tre vagonë duhej të niste udhëtimin e tij të radhës në qytetin Werneuchen kur makinisti dëgjoi një zhurmë. Pastaj u shfaq tym dhe u panë flakët, duke bërë që shoferi dhe një shoqëruese femër të evakuonin pesë pasagjerët e trenit.

Departamenti i zjarrfikësve ka shuar flakët – të cilat deri atëherë kishin përfshirë të tre vagonët – dhe askush nuk u lëndua, tha një zëdhënës. Por treni ka pësuar dëmtime të mëdha. Një zëdhënëse e operatorit gjerman të trenave Deutsche Bahn tha se treni operohej nga kompania private Niederbarnimer Eisenbahn (NEB). Policia Federale e Gjermanisë, përgjegjësitë e së cilës përfshin rrjetin hekurudhor, tha gjithashtu se shkaku i zjarrit ishte i panjohur dhe se hetimi paraprak nuk kishte dhënë asnjë të dhënë.