Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë. Mbrojtësi Xhorxh Baldock, u gjet i vdekur në pishinën e rezidencës së tij në lagjen luksoze bregdetare të Athinës të Glyfada mbrêmë

Lajmi tronditës u shpërnda gjerësisht nga mediat lokale, pa asnjë detaj të mëtejshëm të disponueshëm. Nuk u njoftua as shkaku i ndarjes nga jeta nese është vetëvrasje, vrasje ose perkeqesim shëndetësor.

Në vendngjarje është nisur një mjek, ndërsa banesa është rrethuar nga policia. Baldock iu bashkua skuadrës greke Panathinaikos këtë sezon duke nënshkruar një kontratë trevjeçare për të luajtur në Superligën greke.

Ai kishte bërë më parë 12 ndeshje me ekipin kombëtar të futbollit të Greqisë pasi një nga gjyshërit e tij ishte me origjinë greke. Lajmi shkaktoi valë tronditëse në të gjithë vendin.

Gjatë karrierës së tij, futbollisti 31-vjeçar ishte pjesë e shumë klubeve angleze, teksa shkëlqeu te Shefild Junajtid, ku u aktivizua 205 ndeshje dhe shënoi 6 gola.