Partia Socialiste ka paraqitur një projektligj në Kuvend për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje kryesisht në zonat rurale.

Kryetarja e Kuvendit, kërkoi që drafti të futet në procedurë, por ndeshi në reagimin e opozitës, e cila deklaroi se nuk e kishte draftin.

“Kemi disa raste të penalizimit të padrejtë të qytetarëve për riparim çatie, për një mur mbajtës. Do ftoj edhe ata të PD-së që ta përmirësojnë draftin kur të diskutohet në komision. Ju jeni kundër nismës? Sa i përket procedures, është shumë e qartë. Unë të isha në opozitë do të ngrija dy kartona, jo një karton. Procedura e Kuvendit është shumë e qartë. Nuk ka ndodhur asnjëherë që sapo të depozitohet një nismë ta kenë të gjithë deputetët”, tha Taulant Balla.