Lajme -

Kush është 18 vjeçari shqiptar që nuk mposhti dot Covid-19

18 vjeçari që humbi jetën tragjikisht ditën e sotme për shkak të Covid-19 është Qamil Seiti nga Mamurrasi.

Seiti kishte të paktën një javë që ishte shtruar te spitali “Shefqet Ndroqi”, ndërsa para disa ditësh u fut në intubim, ku dhe nuk mundi dot ta mposhte virusin e rrezikshëm.

Mësohet se i infektuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, është edhe babai i 18-vjeçarit, ndërsa nëna e tij është shëruar.

Në një postim në Instastory, një shok i të riut ka bërë një dedikim prekës: Vlla ike shumë i ri nga kjo jetë. Se mendoja kurrë o Mili që do kishe një fat të tillë vllai im. Të qoft dheu i leht… Do na mungosh të gjithëve vllaçko.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *