Ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për shpërblimin e fundvitit për 724 mijë pensionistë, nga të cilët 511 mijë do të marrin 150 mijë lekë te vjetra shpërblim pasi kanë pension mujor nën 200 mijë lekë dhe pjesa tjetër prej 213 mijë pensionistesh do të marrin 100 mijë lekë te vjetra bonus pasi kanë pension mbi 200 mijë lekë te vjetra.

Shpërblimin e fundvitit do ta përfitojnë personat me pension pleqërie, invaliditeti, pension familjar, social, ata me pension të parakohshëm, ish minatorët, ushtarakët, ato që janë përfitues të ndonjë trajtimi të financiar, apo me shpërblimin financiar, si veteranë të LANÇ-it etj.

Në vendim thuhet se shpërblimi i fundvitit mund të tërhiqet deri në afatin e fundit 30 Qershor 2025, nëse kalon kjo datë atëherë bonusi i patërhequr “digjet”.