Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se duke filluar nga java e dytë e Dhjetorit do të fillojë shpërndarja e bonusit të fundvitit, i cili është ndarë në dy kategori, 100 Euro dhe 150 Euro.
Gjatë kësaj periudhe, pensionistët do të njihen edhe me shumën e parave që do të marrin gjatë pranverës.
“Pensionistët që i kanë pensionet deri ne 20 mijë lekë të reja do të marrin 150 euro dhe ata mbi 20 mijë lekë do ta marrin 100 euro, të gjitha këto para do të fillojnë të shperndahen duke filluar nga java e dytë e Dhjetorit. Sa i përket bonusit të pranverës dhe sasinë e tij pensinistët do të njihen brenda pak ditëve. Paraleleisht me paratë që do të marrin para viti të ri, do të marrin edhe informacionin se sa para do të marrin në prnaverë“, tha Rama.