Koronavirusi i merr jetën drejtorit të spitalit në Wuhan

Virusi vdekjeprurës Covid-19, i cili deri më tani ka shkaktuar 1873 viktima dhe ka infektuar 73 mijë të tjerë, së fundmi i mori jetën edhe drejtorit të një spitali në Wuhan, qytetit ku ndodhet epiqendra e koronavirusit.

Liu Zhiming, 51 vjeç, një neurokirurg dhe drejtori i Spitalit Wuchang në Wuhan, vdiq pak para orës 11 të së martës.

“Që nga fillimi i shpërthimit, Liu Zhiming, pa marrë parasysh sigurinë e tij personale, drejtoi stafin mjekësor të Spitalit Wuchang në vijat e para të luftës kundër epidemisë,” tha komisioneri shëndetësor i Wuhan-it.

“Dr. Liu dha kontribut të rëndësishëm në luftën e qytetit tonë për të parandaluar dhe kontrolluar koronavirusin e ri”, shtoi ai.

Të dhënat nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tregojnë se më shumë se 80% e të prekurve janë të sëmurë ose të moshuar. Studimi tregon gjithashtu se një rrezik i lartë i kanoset edhe personelit mjekësor.

Gjetjet e zyrtarëve të shëndetësisë në Kinë treguan se vdekshmëria nga Koronavirusi tashmë i quajtur Covid-19 e ka shkallën 2.3%. Në Hubei, krahina më e prekur, shkalla e vdekshmërisë është 2.9% krahasuar me vetëm 0.4% në pjesën tjetër të vendit. Teksa bilanci rritet, mjekët në Kinë janë në luftë të përditshme me vdekjen./Burimi:topchannel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *