Shumë njerëz kanë diabet të tipit 2 pa e kuptuar as vetë. Kjo ndodh sepse simptomat mund të fshihen dhe jo domosdoshmërisht ju bëjnë të ndiheni keq. Një test i thjeshtë që mund të bëni në shtëpi mund të përcaktojë nëse sheqeri juaj në gjak po rritet.
Nëse nuk trajtohet, diabeti mund të shkaktojë ngushtim të enëve të gjakut, sëmundje të zemrës , goditje në tru dhe sëmundje të syve dhe veshkave.
Por ju mund ta menaxhoni këtë sëmundje duke bërë ndryshime në stilin e jetës, duke marrë medikamente dhe/ose insulinë dhe duke bërë kontrolle të rregullta.
Neuropatia diabetike është dëmtim nervor që mund të ndodhë tek njerëzit me diabet.
Simptomat mund të variojnë nga dhimbja dhe mpirja në këmbët tuaja deri te problemet me funksionet e organeve tuaja të brendshme, si zemra dhe fshikëza.
Ka mënyra për të testuar nëse këmbët tuaja kanë pësuar neuropati.
Sipas artikullit, pamundësia për të ndjerë një gjilpërën, të ftohtin ose dridhje në gishta në krahasim me pjesën e sipërme të këmbëve, janë të gjitha tregues të neuropatisë.
Shenja të tjera treguese të neuropatisë diabetike përfshijnë:
Ndjesi shpimi gjilpërash ose pickimi në duar ose këmbë apo edhe ngërcet
Rritja e ndjeshmërisë ndaj prekjes – për disa njerëz, edhe pesha e një çarçafi mund të jetë e dhimbshme
Shenja të tjera që paralajmërojnë diabetin e tipit 2 përfshijnë:
Urinim i shpeshtë
Etje e shtuar
Ndjenjë urie
Lodhje apo këputje trupore
Pamje e turbullt
Shërimi i ngadalshëm i plagëve
Njolla të lëkurës së errët
Por si të kontrolloni nëse keni diabet
“Do t’ju duhet një test gjaku, për të cilin mund t’ju duhet të shkoni në qendrën tuaj shëndetësore dhe të merrni një orar analizash tek mjeku juaj i përgjithshëm, pasi trajtimi i hershëm zvogëlon rrezikun e problemeve të tjera shëndetësore.”