Sport -

Kërkohej nga Inter, e ardhmja e Alaba do jetë në La Liga

Pas 12 vitesh në Mynih, ku fitoi gjithçka me fanellën e Bayernit, mbrojtësi austriak David Alaba është gati të largohet në fund të sezonit për një tjetër aventurë, pasi i përfundon edhe kontrata.

Mbrojtësi 28-vjeçar çoi dëm të gjitha përpjekjet e drejtuesve bavarezë për rinovimin e kontratës, pasi refuzoi ofertat, i bindur se eksperiencës së tij në “Allianz Arena” i kishte ardhur fundi dhe tani nga 1 janari është i lirë të nënshkruajë me cilin klub të dojë.

Megjithatë destinacionin e ardhshëm të Alabës e zbulon e përditshmja spanjolle “Marca”, e cila raporton se futbollisti ka arritur marrëveshjen me Realin e Madridit dhe se këto ditë pritet të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare, nga e cila pritet të përfitojë një pagë që bashkë me bonuset do të kapë shifrën e 12 milionë eurove neto.

David Alaba është një futbollist polivalent, qē rolin e tij të parë ka atë të mbrojtësit të majtë, por ka treguar se mund të luajë po aq mirē edhe në qendër të mbrojtjes, edhe si mesfushor shkatërrues, ndaj pritet të jetë një vlerë e shtuar për organikën e skuadrës së drejtuar nga Zinedine Zidane.

Për më tepër, Reali mund të presë i qetë përgjigjen e kapitenit Sergio Ramos, i cili po mendohet ende për rinovimin e kontratës, pasi edhe në rast largimi të tij, Alaba është gati të zbresë në fushë në krah të francezit Raphael Varane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *