Lajme -

Kastrioti mendon për të ardhmen, zyrtarizon afrimet e tre talenteve!

Kastrioti nuk mendon vetëm për të tashmen por edhe për të ardhmen. Klubi krutan i rikthyer në këtë sezon në elitën e futbollit shqiptar ka zyrtarizuar afrimin e tre futbollistëve të rinj dhe me shumë prespektivë për të ardhmen.

“KS Kastrioti njofton se ka bërë pjesë të skuadrës tre lojtarë, dy mesfushorë dhe një mbrojtës. Redon Danaj dhe Blendion Bytyçi, janë dy mesfushorët, ndërsa Realf Zhivanaj luan në pozicionin e qendërmbrojtësit. Të tre lojtarët që prej disa ditësh janë stërvitur me grupin, dhe shihen nga stafi teknik si lojtarë të perspektivës”, shkruhet në njoftimin e Kastriotit, që pritet të bëjë edhe të tjera lëvizje në hyrje gjatë ditëve në vazhdim.

Burimi:Supersport.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *