Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, i cili u arrestua me urdhër të SPAK po mbahet në ambientet e Policisë së Durrësit.

Aktualisht furgoni i Policisë që do e transferojë në Tiranë ndodhet në ambjentet e jashtme të polisë Durrësit.

Pritet që pas procedurave të para, ish deputeti të sillet në Tiranë dhe më as të vihet në dispozicion të hetimeve të SPAK.

Pas kësaj faze, Çyrbja do të paraqitet në GJKKO për t’u njohur me masën e dhënë ndaj tij në mungesë.

Çyrbja akuzohet nga SPAK se gjatë kohës që ka qene në krye të hipotekës ka shpërdoruar detyrën, ka nxjerr sekretet shtetërore si dhe ka kryer korrupsion aktiv në zgjedhje.

Për të gjitha këto akuza ai është pyetur disa herë nga SPAK. Ndërkohë sipas raportimeve, Çyrbes i është sekuestruar makina dhe telefoni celular.

Gjithashtu mësohet se i arrestuari tjetër, Ahmet Masha dyshohet se është pjesë e grupit me të cilin Çyrbja kë kryer këto vepra penale.

Përveç tyre është shpallur në kërkim dhe një tjetër. Dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë në veprimtarinë kriminale.

Nga Skyy Ecc kanë dalë komunikimet me grupin. SPAK ka marrë informacione nga autoritetet belge, franceze etj.