Lajme - Sport -

Juventusi e la të lirë, Sarri pranë firmës me ekipin e Serie A

Pas zhgënjimit që pësuan nga Simone Inzaghi, i cili refuzoi rinovimin në momentet e fundit për t’u transferuar te Interi, drejtuesit e Lazios janë gati t’ia besojnë pankinën një tjetër emri të madh italian, pikërisht Maurizio Sarrit.

Igli Tare ka takuar më herët menaxherin e teknikut italian, Fali Ramadani dhe në orët e ardhshme pritet të negociojë edhe me vetë Sarrin, para se të konkretizojnë gjithçka me një kontratë dy vjeçare.

Një lajm mjaft i mirë për palët ka ardhur pikërisht nga Juventusi, që deri në mesnatën e sotme ka të drejtën t’i rinovojë kontratën Sarrit edhe për një vit, ose t’i japë një dëmshpërblim prej 2.5 milionë eurosh dhe duket se drejtuesit e klubit bardhezi kanë zgjedhur opsionin e dytë.

Kjo do të thotë që prej ditës së nesërme Sarri është një trajner i lirë dhe mund të çojë më tej negociatat me Lazion, ku i është ofruar një kontratë tre vjeçare me pagë prej 3 milionë eurosh në sezon, plus bonuse mbi arritjet.

Ish trajneri i Napolit, Chelsea-t dhe Juventusit, mezi pret rikthimin në një tjetër skuadër dhe Lazio mund të jetë vendi i duhur për t’u treguar drejtuesve të bardhezinjve se kanë gabuar që e shkarkuan një sezon më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *