Lajme -

Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër/ Pasi kaloi 306 ditë në spitalin Covid, 67 prej tyre në intubim, rikuperohet plotësisht nga virusi 74-vjeçari

Avokati i pensionuar Jeffrey Woolf është kthyer në shtëpi pasi i kaloi 306 ditë në spitalin që ishte vendosur në javët e para të pandemisë – pasi që ishte zbuluar se është infektuar me koronavirus.

Besohet se ky britanik 74-vjeç, ka kaluar kohën më të gjatë në spital gjatë procesit të shërimit nga COVID-19.

Ai në një moment ka qenë aq në gjendje të rëndë shëndetësore sa që mjekët i telefonuan djemve të tij që të përshëndeten me të, megjithatë ai është zgjuar në mënyrë të befasishme në korrik të vitit të kaluar.

E pasi u lirua nga reparti i kujdesit intensiv në spitalin Willington, është dërguar për shërim në spitalin mbretëror për neuro-invaliditet, për shkak të dëmtimit të trurit pas infektimit me koronavirus që i ka shkaktuar paralizën e pjesshme të trupit.

“Personeli mjekësor në të dy spitalet ka qenë i mrekullueshëm, Jam i lumtur që po kthehem në shtëpi pas një kohe të gjatë. Për mua kjo ditë edhe e ngjashme me atë të lirisë. Ta dini që më së shumti po i gëzohem patatinave dhe specialiteteve të mia të preferuara”, ka deklaruar Wolf.

Si avokat i pensionuar ka qenë jashtëzakonisht aktiv, ka ushtruar dhe ka pasur një sërë hobish dhe nuk ka pasur probleme shëndetësore.

E infektimi me COVID-19 i tregoi anën e errët, kështu mjekët fillimisht u thanë fëmijëve të tij se bëhet fjalë për meningjit.

Faza e parë e shërimit të tij ka zgjatur 127 ditë, ku 67 prej tyre i kaloi në respirator. E nga spitali është përcjell me duartrokitje, ku më pas është dërguar për rehabilitim në neurologji. Në rehabilitim i kaloi 179 ditë tjera, kurse dje është liruar në shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *