Edhe pse në stinën e vjeshtës, temperaturat në Shqipëri janë sikur jemi në verë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak javën që vjen pritet një mot i ngrohtë me temperatura që pritet të shkojnë deri në 31 gradë.

Kjo situatë vjen si pasojë e aktivitetit dhe depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të Anticiklonit Afrikan mbi rajonin e Ballkanit si dhe një pjesë të Evropës qendrore.

Moti për të gjitha ditët e javës parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare të cilat do të jenë më tepër prezentë përgjatë ditës së Enjte dhe atë të Premte.