Arbana Osmani ka nisur përgatitjet për të sjellë për publikun projektin e saj më të ri surprizë.

Moderatorja nuk ka ndarë ende detaje nga projekti që pritet të sjellë rikthimin e saj, ndërsa nga postimet e saj mund të kuptojmë se do të jetë në natyrë dhe jo në një studio televizive, pasi aktualisht Arbana ndodhet në veri të vendit teksa po merret me xhirimet, egzaktësisht tek banesa e saj në Bogë.

Mesa duket, një nga të ftuarat e programit të saj do të jetë edhe Alketa Vejsiu.

Vetë moderatorja ndau disa postime në InstaStory, ku na la në dijeni se ndodhet në Bogë.

“Në një takim special me një mike të mirë”- ka shkruar Alketa, ndërsa më pas ka ndarë një foto duke u grimuar.

Duke zbuluar disi e njëkohësisht duke na bërë kuriozë, Arbana tha se ky program do të përfshijë gjithçka që ajo ka bërë përgjatë karrierës, por duke qenë tërësisht e re.

“Po përpiqem të bëj diçka që s’kam bërë më përpara duke bërë gjithçka që kam bërë më përpara. Pak ‘Big Brother’, pak reality, pak ‘Dua të të bëj të lumtur’, pak ‘1001 Pse’, pak muzikë, ‘Top Fest’. Unë kam pasur fatin të bëj një gamë të gjerë programesh, te të gjitha ka nga pak unë, nga pak Arbana”- tha moderatorja në intervistën e saj të fundit.