Pensionistët në të gjithë vendin do të përfitojnë një shtesë pensioni duke filluar nga data 1 Tetor i këtij viti. Çfarë do ndodhë nga 1 tetori me pensionet, sa do të jetë rritja e pensionit të pleqërisë,

e cila sipas vendimit të qeverisë nuk do të jetë e barabartë për të gjithë pensionistët.

Cilat kategori do të kenë prioritet në rritjen e pensionit? Sa para më tepër do shkojnë në xhepat e pensionistëve? Në lidhje me këtë tematikë flasim në studion e “Rreze Dielli” me eksperten e ekonomisë Eriola Hoxha, e cila sqaron që rritja e pensionit përllogaritet dhe në bazë të viteve të punës,

duke theksuar se tashmë nuk do të ketë pensione më të vogla se 150 Euro. Gjithashtu ekspertja e ekonomisë i përgjigjet edhe pyetjeve të ndryshme të qytetarëve përmes telefonatave në studio për paqartësitë në lidhje me pensionin.