Detaje të reja janë bërë të njohura nga një grabitje e ndodhur sot në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Mësohet se dy autorët e grabitjes i kanë marrë paratë taksistit, fill pasi ky i fundit i kishte marrë një pikë exchange dhe do ta dërgonte në bankë.

Në momentin që ka marrë paratë nga pika e exchange, dy persona që lëviznin me motor, i janë afruar te makina, i kanë thyer xhamin, kanë marrë shumë e parave dhe më pas janë larguar.

Burime bëjnë me dije se taksisti me iniciale N.B., kishte rolin e transportuesit të parave.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.10.2024, në zonën e Ish-Bllokut, dy persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur një shumë parash shtetasit N. B., shofer taksie, dhe më pas janë larguar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.