Lajme -

Ish-konkurrenti i Përputhen shokon me deklaratën e tij: “Na kanë ndjekur vetëm…”

“Për’puthen” padyshim ka tejkaluar parashikimet duke arritur një shikueshmëri shumë të lartë.

Kjo u pa edhe në turin e organizuar nga produksioni ku merrnin pjesë edhe ish-konkurrentët, ku numri i njerëzve për t’i takuar kudo ishte tejet i madh.

Për këtë ka folur ish-konkurrenti, Shkëlqim Bega, i cili është habitur nga pritja e njerëzve gjatë turit.

“Unë kam marrë pjesë në dy audicione, pasi doja të takoja konkurrentët me të cilët kam krijuar shoqëri. Por më ka bërë shumë përshtypje se si të vajza e djem të rinj, prindër dhe fëmijë, dilnin aq shumë për të na takuar.

Kush jemi ne? Jemi vetëm ulur në atë karrige. Dikush mund të thotë kam dhënë mesazh. Çfarë mesazhi kam dhënë unë? Kemi bërë takime, debate, ku i bëjnë çdo lloj çifti”, tha ai në emisionin “Shqipëria Live”.

Po ashtu, ai tha se njerëzit e arsimuar të cilët kanë një punë nuk i intereson kush je dhe nuk e kanë ndjekur emisionin.

“Vetëm njerëzit e ‘papunë’ na kanë ndjekur”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *