Sport -

Inter, 3 emra për pasuesin e Handanoviç. Ja favoriti kryesor

Inter po mendon për të ardhmen dhe pozicioni që kërkon ndërhyrje imediate është porta, duke parë dhe moshën e kapitenit aktual të zikaltërve, Samir Handanovic, plot 36 vjeç.

Për shkak se Radu nuk jep siguri, në skenë kanë dalë tre emra si pasues të sllovenit. Bëhet fjalë për Musso, aktualisht portier i Udinese, Meret, i cili nuk po gjen shumë hapësira tek Napoli dhe Cragno i Cagliarit.

Nga ajo ç’ka bëjnë me dije mediat italiane, në pole-position qëndron argjentinasi i Udinese, 26 vjeçari Juan Musso, që vazhdon të surprizojl me paraqitjet e tij fantastike tek friulianët.

Megjithatë transferimin e argjentinasit në San Siro e komplikon çmimi që kërkon Udinese për kartonin e tij, plot 30 milion euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *