Ilir Meta kthen në Kuvend ligjin e rëndësishëm

Presidenti: “Paraqet mangësi”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer në Kuvend të ligjit nr. 55/2020 “Për shërbimet e pagesave”, për rishqyrtim sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.

Sipas dokumentacionit të shqyrtimit parlamentar rezulton se ligji është propozim i Këshillit të Ministrave dhe ka për qëllim krijimin e kuadrit ligjor për funksionimin e shërbimeve të pagesave në Republikën e Shqipërisë, duke e përafruar pjesërisht me Direktivën e Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, të datës 25 nëntor 2015, “Për shërbimet e pagesave në tregun e brendshëm”.

Sipas arsyetimit të Presidentit, në raport me vetë procesin e licencimit dhe mbikëqyrjes së shoqërive të licencuara që do të zhvillojnë aktivitetin në fushën e shërbimit të pagesave, ligji paraqet disa problematika të cilat krijohen nga paqartësia e disa dispozitave; mungesa e harmonisë së tyre me 3 legjislacionin ekzistues; apo nga hapësira që disa dispozita krijojnë për keqzbatim në praktikë, të cilat do të shtjellohen në vijim.

“Reflektimi mbi këto problematika dhe adresimi i tyre nga Kuvendi i Shqipërisë do të ofrojë një terren më të sigurtë ligjor për operatorët ekonomikë dhe në ruajtjen të pacenuar të interesit publik në tërësi. Për këtë qëllim, në bindje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1, të nenit 85 të saj, Presidenti i Republikës ka vendosur që ky ligj i duhet kthyer për rishqyrtim Kuvendit, për argumentet e renditura si më poshtë, pasi në disa dispozita, ky ligj paraqet këto mangësi:

-Mospërcaktimi i kritereve të qarta të licencimit të institucioneve të pagesave;
-Mospërcaktimi i shkéljeve konkrete që çojnë në vendimmarrjen për heqjen e licencës të institucioneve të pagesave;
-Mospërcaktimi i funksioneve të qarta dhe shteruese mbikëqyrëse të autoritetit licencues dhe mekanizmave mbi mënyrën e ushtrimit të kësaj mbikëqyrjeje.

Të gjitha këto mangësi të konstatuara cenojnë parimet kushtetuese të sigurisë juridike, lirisë së ushtrimit të veprimtarisë ekonomike, trajtimit të barabartë përpara ligjit, duke mos garantuar plotësisht jo vetëm sigurinë e administrimit të fondeve që qarkullojnë përmes institucioneve të pagesave, por edhe duke krijuar rrezí
kun potencial të keqpërdorimit të tyre me qëllime kriminale, si ato të pastrimit të parave apo të financimit të terrorizmit.

Për më tepër, në disa dispozita të tij, ligji nr. 55/2020:
-nuk është në harmoni me legjislacionin penal të Republikës së Shqipërisë, duke krijuar problematikë në punën e organeve ligjzbatuese në ushtrimin e ndjékjes pénale për vepra penale që mund të konsumohen nga subjekte, që përdorin shërbimet sipas këtij ligjit apo përmes veprimtarisë ekonomikë të lejuar prej tij;

-si dhe krijon mbivendosje me legjislacionin aktual në fuqi duke lënë hapësira që për të njëjtën shkélje, ofruesi i shërbimeve të penalizohet dy herë, nga dy organe të ndryshme”, arsyton kreu i shtetit. (Lexo këtu arsyetimin e plotë)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *