I dashuri e surprizoi në emision, Tea i rikthehet lidhjes me Beartin

Ka muaj që Tea dhe Bearti i kanë dhënë fund por çuditërisht emrat e tyre lidhen akoma nga publiku dhe mediat.

Tea tashmë ka nisur një lidhje të re dhe ka lënë prapa çdo gjë.

Gjersa ishte në emisionin “Goca dhe gra”, i cili ka nisur së fundmi Tea u surprizua me një buqetë me trëndafila nga i dashuri i saj ku shkruhej “Suksese shpirt”.

Në po të njëjtin episod ish-konkurrentja u rikthye edhe tek lidhja e saj me Beartin.

Gjersa po bisedonin për lidhjet dhe periudhën e njohjes ajo u pyet nga Fatma se çfarë quhej lidhja e saj me Beartin dhe Tea e konsideroi si një lidhje duke zbuluar se ka zgjatur 5 muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *