Greqia deklaroi se “së shpejti” do të fillojnë bisedimet eksploruese me Turqinë

U arrit në marrëveshje që raundi i 61-të i bisedimeve eksploruese mes Greqisë dhe Turqisë të mbahet së shpejti në Stamboll

Greqia deklaroi se “së shpejti” do të fillojnë bisedimet eksploruese me Turqinë.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë thuhet se “U arrit në marrëveshje që raundi i 61-të i bisedimeve eksploruese mes Greqisë dhe Turqisë të mbahet së shpejti në Stamboll”.

Raundi i fundit i bisedimeve mes të dy vendeve të filluara në vitin 2002 ishte mbajtur më 1 mars 2016 në Athinë. Pas kësaj date bisedimet mes dy vendeve vazhduan në formën e konsultimeve politike, por nuk u kthyen në kuadër të bisedimeve eksploruese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *