Një 58-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij sot në Fier.

Mësohet se ai nuk ka pasur shenja dhune në trup dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Në lagjen “Kryengritja e Fierit”, është gjetur në banesën e tij pa shenja jete, shtetasi V. Gj., 58 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.