Flokët janë një pikë referimi për pamjen dhe psikologjinë tonë. Por si shumë gjëra të tjera që ndodhin me moshën, rënia e flokëve është deri diku e pashmangshme.

Edhe pse faktorë të tillë si trashëgimia luajnë një rol, ka disa gjëra që mund t’i ndryshoni si dieta, niveli i stresit madje dhe mënyra se si laheni.

Kjo mund të bëjë një ndryshim në sasinë e flokëve që humbisni. Një gabim që shumë njerëz bëjnë është larja me ujë shumë të nxehtë.

Ky zakon është i keq pasi dobëson flokët duke shkaktuar dhe rënien e tyre me kalimin e kohës. Uji i nxehtë dëmtom proteinat dhe largon vajrat natyrale në lëkurë.

Kjo i bën flokët shumë të thatë dhe të dobët duke rezultuar në këputje. Por përveç kësaj, duhet treguar kujdes dhe me tharjen.

Përdorimi i mjeteve të nxehta të stilimit në flokë të lagur mund të çojë gjithashtu në dëmtim dhe këputje të flokëve.