Frika nga koronavirusi kaplon vendin, reagon Rama: Janë marrë të gjitha masat, Shqipëria nuk është prekur

Në një kohë kur koronavirusi duket se është më pranë se kurrë me Shqipërinë, nisur nga fakti që në Italinë fqinje raportohen 2 të vdekur dhe 132 të infektuar, kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook.
Teksa deklaron se koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërinë, Rama bën thirrje që populli të mos bjerë pre e lajmeve të rreme. Ju kujtojmë se kudo në rrjetet sociale po qarkullon një mesazh zanor ku thuhet se në vendin tonë ka 12 raste të prekura me koronavirus.

“🔴KORONAVIRUSI NUK E KA PREKUR SHQIPËRINË! POR SI PËR GJITHË BOTËN ËSHTË NJË KËRCËNIM POTENCIAL, PËR TË CILIN JANË MARRË TË GJITHA MASAT NË RAST SE DO TË NA DUHET TA PËRBALLIM

🔴TË NJËJTAT MENDJE TË SHTHURRURA, QË JU SHQETËSUAN KEQ ME LAJMET FALLCO DHE ME GOJËLIGËSINË E TYRE GJATË DITËVE E NETËVE TË GJATA PAS TËRMETIT, JANË NË VEPRIM

🔴MOS BINI PRE E TYRE DHE JINI TË SIGURT SE SHTETI SHQIPTAR PO E BËN PREJ KOHËSH DETYRËN PËR TË QENË GATI NË RAST SHFAQJEJE TË KORONAVIRUSIT, TË CILIN JEMI GATI TA PËRBALLIM ME ORGANIZIM E PROFESIONALIZËM TË LARTË”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *