Lajme -

Flamurtari në rënie të lirë, trajneri ska lojtarë dhe plotëson organikën e ekipit me…

Flamurtari në merkaton e verës afroi disa lojtarë që patën luajtur në elitë, jo më larg se vjet por edhe të huaj. Alvi Ahmetaj apo Stiven Puci, dy titullarë të Luftëtarit në sezonin e shkuar, apo dhe Menga e Çmajçanin. U stërviten në Vlorë për më shumë se një muaj, por që duket se nuk janë federuar!

Klubi i ka mbajtur me shpresë, ndonëse më parë është bërë me dije se merkato është e bllokuyar për shkak të borxheve që janë akumuluar. Sot, në sfidën me Besën, në Vlorë priteshin me interes edhe afrimet e merkatos, por asnjëri prej tyre nuk ka qenë pjesë e skuadrës në formacion, madje as në 20-shen për anti-Besa.

Ndja edhe trajneri Dritan Resuli është dashur që të afrojë deri dhe lojtarë 16-17-vjeçarë për të plotësuar organikën dhe për të përballuar takimet e radhës, ndërsa situata te Flamurtari nuk është aspak e mirë dhe humbja me rezultatin 0-3 me Besën flet më qartë se kushdo…!

E.S./Vipsport.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *