Lajme -

Fationi i Përputhen tregon këngëtarin që do ketë në dasmën e tij

Fation Kuqari ishte një ndër konkurrentët më të bujshëm të këtij edicioni të “Për’puthen”, i cili bëri për vete publikun me tipin e tij çapkën e të hedhur, si dhe sinqeritetin e treguar në emision.

Ai ishte një nga konkurrentët që u pëlqye më shumë në “Për’puthen”, i cili herë pas here merrte vëmendjen e të gjithëve. Është fjala për Fation Kuqarin, i cili vazhdon të komentohet shumë edhe tani pas programit.

E kishit menduar se Fationi i ka në mendjen edhe detajet e dasmës së tij, qoftë në një të ardhme të afërt apo pak të largët.

Ai na ka zbuluar se këngëtari që do ketë në dasmën e tij është Gena.

“Kur të martohem ty do të të marr në dasmë”, shkruan Fationi teksa shfaqet krah këngëtarit.

Epo kur të ndodhë ky moment ne patjetër do jemi sy e vesh!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *