Kjo periudhë me sa duket nuk ka qenë fare e mirë për këngëtaren Filloreta Raçi, e njohur si Fifi. Në orët e mesnatës ajo ka treguar qe po përballet me një vështirësi, pasi djali i saj është shtrirë në spital.

Ajo tregon se djali saj Theo Mal është duke u përballuar me një problem shëndetësor, të cilin nuk e ka ndarë ende me publikun. Gjithashtu ka falënderuar stafin e spitalit për kujdesin ndaj te birit.

“Evlad, biri i mamit kalon edhe kjo se ti je i forte , ma i forte edhe se unë” ishin fjalët e Fifit.