Sport -

“Është Harry Poter i futbollit”, Vieri: Kur të iki Mesi do thyej televizorin, do shoh Netflix

Barcelona mposhti Juventusin me rezultatin 2-0, ku në të cilën u anulluan dhe 3 gola me var të sulmuesit të bardhezinjëve, Alvaro Morata. Mbi te gjitha në këtë ndeshje u vu re dhe supremacia e katalanasve që ishin fantastikë në çdo minutë të lojës, ku lehtësisht mund të shënonin më shumë se 2 gola. Mungesa e Cristiano Ronaldos ka lënë shumë hapësira tek kampionia e Italisë, që nuk po arrijnë dot të gjejnë formën e duhur si në kampionat ashtu edhe në Champions League.

Sipas ish lojtarit të Interit dhe Milanit, Christian Vieri, kjo ndeshje nuk ishte aspak e barabartë pasi Messi dhe Barcelona ishin dukshëm më të mirë se kundërshtari. Gjithashtu ai nuk ngurroi të bënte krahasime jonormale, duke e cilësuar argjentinasin si “Harry Poterin” e futbollit.

“Kjo ndeshje ishte e parabartë, tepër e njëanshme. Ata mund të shënonin 7-8 gola. Messi është një magjistar, Harry Potter i futbollit. Kur ai te lërë futbollin, unë do e thyej televizorin dhe nuk do shoh më futboll. Do të shoh Netflix, pasi nëse nuk është Messi, nuk ka asgjë të bukur. Është një mëkat që tifozët nuk janë në stadium, sepse nuk mundën të shijonin magjinë e tij”,- u shpreh Vieri për një prononcim për mediat. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *