Lajme -

Erion Veliaj u infektua me koronavirus, Manastirliu zbulon bisedat personale me të

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Ministirliu ka folur nga njësia numër 9 për arritjet e kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa tregoi çfarë i thoshte në muajin Gusht kur po luftonte me sëmundjen e koronavirusit.

“Po zbuloj një bisedë personale po vlen që ta dini të gjithë ju. Kur Erioni u prek nga Covidi në gusht të këtij viti, këta që bëjnë këtë ping pongun politik ishin me pushime në atë kohë, me Erionin flisja cdo ditë dhe gjëja që më thoshte ishte: “Kur do iki, kur do dal, kur do negativizohem që të dal se kemi aq shumë gjëra ndërkohë që ishte online gjithë kohës”. Erioni është njeri i punës se vetëm me punë arrihet të ndërtohet Sami Frashëri, vetëm me punë u bë projekti i Sheshit Skënderbej, bulevardi i ri, tani po përfundon Bulevardi Zogu i Parë”, tha Manastirliu.

Kur e fitoi betejën me Covidin, kryebashkiaku Erion Veliaj foli për mënyrën se si ka mundur ta sfidojë me sukses sëmundjen, ndërsa ka vlerësuar punën e mjekëve shqiptarë, ndërsa tregoi se nuk ka bërë asnjë konsultë në privat por vetëm në sistemin shtetëror,.

“Nuk kam marrë asnjë ilaç nga asnjë spital privat, vetëm ato që më janë rekomanduar e dhënë nga spitali shtetëror. Mjekët tanë jo vetëm që janë të aftë, por janë super alert dhe super të afërt. Kanë një diapazon informacioni të krijuar në këto muaj që ndoshta shumë të tjerë nuk e kanë. Punë si puna ime janë që sado kujdesesh nuk i frenon dot. Pranoj, nuk kam qenë pacienti prefekt, nuk e mora nga puna por nga familjarë që ishin infektuar pasi morën pjesë në aktivitete të caktuara. Asnjë punonjës i bashkisë nuk u infektua”, tha Veliaj.

Burimi:Fax Web

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *