Një 34-vjeçar, V.R. nga fshati Senik i Malishevës, ka humbur jetën në Prizren pas një incidenti elektrik gjatë punës në ndërtimtari.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku u raportua se ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Incidenti ndodhi kur ai ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës në fshatin Piranë.

Në vendngjarje ishin të pranishëm hetuesit, inspektori i punës dhe ekspertë nga KEDS, dhe me urdhër të prokurorit, rasti është inicuar zyrtarisht.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, policia u informua se V.R. kishte ndërruar jetë, dhe trupi i tij do të dërgohet për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Rasti vazhdon të hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren.