Lajme - Sport -

E prezantojnë si gladiator, Hamsik firmos në kampionatin turk

Pak muaj më parë Marek Hamsik u rikthye në Europë pas eksperiencës në Kinë me Dalian, duke bërë një zgjedhje të çuditshme siç ishte firma me me Goteborg në kampionatin suedez.

Sllovakut 33-vjeçar i kanë mjaftuar 6 ndeshje dhe një goli shënuar për të bindur Trabzonspor që t’i bëjë një ofertë. Hamsik ka pranuar dhe këtë të martë ka ardhur edhe zyrtarizimi.

Klubi turk e ka njoftuar afrimin e tij me një video të veçantë, ku mesfushori shfaqet si një gladiator.

Një afrim i rëndësishëm ky për skuadrën nga Trabzoni që me ish-mesfushorin e Napolit në skuadër do të tentojë fitimin e titullit kampion sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *