Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë protestës së opozitës teksa një ambulancë me sirenën e ndezur është ndaluar nga një grup protestuesish, të cilët pasi e kanë sulmuar, i kanë hapur derën dhe më pas ambulanca është larguar.

Ndërkohë, një tjetër grup protestuesish kanë thyer stacionet e autobusëve dhe reklamat në kryeqytet.